Hoxha, në Ditën botërore të Syndromit Down: Barazia është themel i lirisë dhe shtetit tonë

Kosova

Hoxha, në Ditën botërore të Syndromit Down: Barazia është themel i lirisë dhe shtetit tonë

Nga: A.SH Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:55
Dhurata Hoxha
Ministrja e Punëve të Jashtme, Dhurata Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka shkuar se, për familjet dhe personat me syndromin down, institucionet tona kanë detyrim të ndërmarrin aktivitete të përfshirjes së personave me syndromin down në arsim, punësim e në veçanti të ngritjen e dinjitetit të tyre për të qenë pjesë aktive e familjes dhe shoqërisë, përcjellë "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Në Ditën botërore të Syndromit Down, është ditë kur vlerësojmë aktivitetet njëvjeçare, për personat me këtë syndrom.

Barazia është themel i lirisë dhe shtetit tonë. Për familjet dhe personat me syndromin down, institucionet tona kanë detyrim të ndërmarrin aktivitete të përfshirjes së personave me syndromin down në arsim, punësim e në veçanti të ngritjen e dinjitetit të tyre për të qenë pjesë aktive e familjes dhe shoqërisë.

Ne kemi mësuar të ecim, flasim, arsimohemi dhe aftësohemi, këtë duhet ta mundësojmë për secilin person, pavarësisht a është me apo pa Syndromin Down.

Image
Image


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat