Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të sot të ditur, se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit nga data 29 mars deri më 2 prill, nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.