KMDLNj: Edhepse kushtoi 7 milionë euro, gjendje jo e mirë në burgun e Hajvalisë

Kosova

KMDLNj: Edhepse kushtoi 7 milionë euro, gjendje jo e mirë në burgun e Hajvalisë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:18
Foto

KMDLNj thotë se është në përgatitje të një raporti më të gjerë për këtë Qendër të Paraburgimit duke identifikuar një numër të problemeve , kryesisht të natyrës teknike për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.

Lidhur me këtë çështje,  KMDLNj njofton se  ka takuar ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri si dhe ministrin e MAP,  Mahir Jagxhilar.

“Me datë 25.03.2019 përfaqësues të KMDLNj-së, përfaqësues të MAP (përgjegjës për ndërtimin e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues), përfaqësuesi ligjor i firmës që i ka kryer punimet në këtë Qendër të Paraburgimit dhe Drejtori i Q.P në Hajvali, së bashku me bashkëpunëtorë vizituan lokacionet e identifikuara e që janë të dëmtuara në përpjekje të gjejnë një zgjidhje për evitimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj thekson se ndërtimi i Qendrës së Paraburrgimit në Hajvali ka kushtuar rreth 7 milion euro dhe vetëm dy muaj pas fillimit të punës ka dëmtime; lagështi, dëmtim i pllakave, dëmtim i mureve, kullat vrojtuese jo funksionale, etj.

Sipas KMDLNj-së,  punëkryerësi i punimeve i ka dorëzuar objektin MAP-it i cili e ka pranuar në “ gjendje teknike të rregullt” kurse tani  thotë se është një situatë kur e pësojnë personat e privuar nga liria, stafi korrektues, të punësuarit aty dhe sidomos drejtori i Q.P në Hajvali me udhëheqjen e ngushtë”,

Kjo qendër është dorëzuar për përdorim dy vite me vonesë ndërsa nga mesi i janarit 2019 ka filluar punën, me një kapacitet të kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat