Millaku: Fitorja e Lëvizjes shumë afër

Kosova

Millaku: Fitorja e Lëvizjes shumë afër

Nga: Z.B Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:03
Foto nga takimi

Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është shumë afër, përcjell “Bota sot”.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, zgjerimi i Lëvizjes është garanci për fitore, por kur zgjerimi i organizatës bëhet prej grave fitorja bëhet më përmbajtësore

Postimi i plotë:

Fitorja e Lëvizjes shumë afër.

Gratë e vajzat në Prizren po lëvizin drejt Lëvizjes.

Zgjerimi i Lëvizjes është garanci për fitore, por kur zgjerimi i organizatës bëhet prej grave fitorja bëhet më përmbajtësore. Me gratë nuk ndryshon vetëm qeveria, por edhe ideja që është ndërtuar mbi qeverisjen. Me prespektivën e grave në mendje, në organizatë dhe në qeverisje ndryshon edhe mendësia e qeverisjes.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat