Në Malishevë po vazhdon realizimi i projekteve kapitale në rrugën e transitit dhe lumin Mirusha

Kosova

Në Malishevë po vazhdon realizimi i projekteve kapitale në rrugën e transitit dhe lumin Mirusha

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:13
Malishevë

Në Komunën e Malishevës, është duke u punuar intensivisht në realizimin e dy projekteve të kapitale, me rëndësi të madhe për qytetin dhe komunën, rregullimi dhe ndërtimi i rrugës së transitit për qytetin,  dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha. Të dy këto projekte, kanë rëndësi jetike për qytetin.

Punimet në realizimin e këtyre dy projekteve kapitale, sot i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për ekonomi dhe financa, Valon Mazreku, të cilët janë ndarë të kënaqur me punimet e deritanishme.

Aktualisht, është duke u punuar në segmentin e tretë të rrugës së transitit dhe punimet janë duke shkuar sipas planifikimeve. Rruga e transitit, është rrugë tërësisht e re dhe paralelisht është duke u bërë hapja dhe krijimi i bazës së rrugës.

Po ashtu edhe në lumin Mirusha që kalon përgjatë qytetit, janë duke vazhduar punimet në rregullimin e shtratit të lumit, dhe sipas projektit, përveç shtratit të lumit, do të rregullohet edhe pjesa anësore përgjatë lumit, ku do të ketë shtigje për ecje në të dy anët e lumit. Rregullimi i shtratit të lumit, ka rëndësi të madhe në parandalimin e vërshimeve, që zakonisht shkakton lumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat