Moti në Kosovë, vranësira dhe reshje të dobëta shiu - Bota Sot
Moti në Kosovë, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Kosova

Moti në Kosovë, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:09
Ilustrim

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...