Migrimi i rinisë, deputetët e LDK-së takojnë studentët e Pejës

Kosova

Migrimi i rinisë, deputetët e LDK-së takojnë studentët e Pejës

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:55
Pamje nga takimi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti bashkë me kolegë të partisë kanë takuar sot një grup të studentëve nga Universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë.

Me këtë rast, Hoti tha se do të jenë zëri i këtyre dhe mijëra studentëve të tjerë, në Kuvendin e Kosovës.

Tutje i njëjti ka përmendur se deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu ka thirrur seancë të jashtëzakonshme me datën 11 prill për problemet me të cilat ballafaqohet rinia dhe në veçanti për problemin e migrimit të rinisë.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me disa kolegë, takuam një grup të studentëve nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë. Biseda me studentë është gjithmonë sfiduese. Ne do të jemi zëri i tyre, dhe i mijëra studentëve të tjerë, në Kuvendin e Kosovës.

Me iniciativë të Kryetarit të Grupit të Deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, deputetit Fidan Rekaliu, është thirrur më 11 prill 2019 një seancë e jashtëzakonsme për problemet me të cilat ballafaqohet rinia dhe në veçanti për problemin e migrimit të rinisë.

Zyret e Grupit Parlamentar të LDK-së do të jenë të hapura për të takuar rininë, studentët, ndërmarrësit, arsimtarët, mjekët dhe të tjerë, për të biseduar.

Në ditët në vijim do të jemi nëpër komuna në debate të hapura publike me rininë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat