Vazhdon moti i mirë, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme - Bota Sot
Vazhdon moti i mirë, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Kosova

Vazhdon moti i mirë, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:41
Foto ilustruese

Edhe dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu. Në fushat barike pritet të ketë rënje, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...