Pacolli: Figurat si Fetnetja janë të përjetshme

Kosova

Pacolli: Figurat si Fetnetja janë të përjetshme

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:10
Fetnete Ramosaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta te Fetnete Ramosajt, një prej ushtareve të para të UÇK-së.

Kryediplomati kosovar u shpreh se kontributi i Ramosajt për kombin shqiptar është i madh, duke shtuar se figurat si Fetnetja janë të përjetshme.

“Aq sa ajo bëri për kombin dhe popullin shqiptar para dhe në kohë lufte, po aq bëri edhe pas luftës, duke shkruar libra dhe dëshmuar, nëpërmjet fotografive dhe faksimileve, krimet dhe ndëshkimet e rënda serbe në Kosovë ndaj popullatës shqiptare. Figurat si Fetnetja janë të përjetshme.

E kujtofshim përgjithmonë”, shkroi Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat