Drejtori Thaçi, ju uroj suksese nxënësve malishevas në garat e kreativitetit

Kosova

Drejtori Thaçi, ju uroj suksese nxënësve malishevas në garat e kreativitetit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:12
Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës, kanë filluar garat në mes të shkollave, në kudër të programit nacional për mbajtjen e garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. Në hapjen e garave në mes të shkollave të Komunës së Malishevës, mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili i uroi të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen në gara. Koordinatore garave në nivel komunal, është zyrtarja e DAE-së, Shyhrete Morina-Sertolli.

“Uroj që të arrini rezultate të mira, dhe pas kësaj, të përfaqësoni Komunën e Malishevës, në nivel vendi, në mënyrën më të mirë, dhe unë besoj se rezultatet nuk do të mungojnë dhe do të tregojmë rezultate edhe në nivel vendi”, tha drejtori Thaçi, me rastin e hapjes së garave.

Drejtori Thaçi i ka përgëzuar të gjitha shkollat dhe të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këto gara.

Përndryshe, në garat shkollore në nivel komunal po marrin pjesë të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, të cilët do ta paraqesin kreativitetin e tyre në fushat e kulturës dhe mendimit kritik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat