S’ka përmirësim të motit: Ja temperaturat që na presin ditëve në vijim - Bota Sot
S’ka përmirësim të motit: Ja temperaturat që na presin ditëve në vijim

Kosova

S’ka përmirësim të motit: Ja temperaturat që na presin ditëve në vijim

Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:59
Ilustrim

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëv në vijim, ndërsa do të ketë mundësi edhe për bubullima.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 16C do të zbresin deri në 12C.

Parashikimi më i detajuar:

11.04 – Herët në mëngjes vende-vende me shi. Ditën kryesisht me vransira, e pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

12.04 – Kryesisht me vransira, paradite reshje të dobëta shiu, e pasdite reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

13.04-14.04 – Në fundjavë mot kryesisht i vranët. Të shtunën paradite kohëpaskohe me shi, e pasdite dhe në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu. Ditën e dielë kohëpaskohe me reshje të dboëta shiu.

15.04 – Kryesisht vranët, në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...