Në gjithë historinë e shqiptarëve, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të luftës, të nderit dhe të bukës për të gjitha proceset për liri - Bota Sot
Në gjithë historinë e shqiptarëve, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të luftës, të nderit dhe të bukës për të gjitha proceset për liri

Kosova

Në gjithë historinë e shqiptarëve, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të luftës, të nderit dhe të bukës për të gjitha proceset për liri

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë të Hasit.

 Kryeministri Haradinaj tha se është këtu për të nderuar dëshmorët, që tani janë heronj me dekorimin nga Presidenti i vendit dhe se po ashtu i gëzohet shumë kullës muze, vërtetë të merituar.

 "Nuk është hera parë që Hasi është përgjakur prej armiqve. Në gjithë historinë e shqiptarëve, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të luftës, të nderit dhe të bukës për të gjitha proceset për liri, edhe në Lidhjen e Prizrenit, duke qenë në ballë gjitha proceseve për atdhe", tha kryeministri Haradinaj.

 Kryeministri Haradinaj shprehu nderimin dhe respektin për familjet e martirëve dhe gjithë dëshmorëve.

 Në këtë tubim përkujtimor, nga një fjalë rasti, patën edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli, kryetari i fshatit Lubizhdë, Bekim Nerjovaj, si dhe Isuf Kajdomqaj, në emër të familjeve të dëshmorëve.

 Po sot, kryeministri Haradinaj mori pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...