Kryetari Lladrovci homazhe në varrezat e dëshmorëve

Kosova

Kryetari Lladrovci homazhe në varrezat e dëshmorëve

Më: 14 prill 2019 Në ora: 17:54
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë komunalë dhe familjarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta me lule të varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve.

I shoqëruar nga nëna e dëshmorit Bejtë Rexhepi dhe Naim Tiku, kryetari Lladrovci ka bërë homazhe pranë varrezave të tyre.

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Bejtë Rexhepi, Naim Tiku, Hajzer Rexhepi dhe Fazli Qerkini, kryetari Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, familjar të dëshmorëve dhe qytetarë kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Homazhe me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Kadri Karaqica, Avdi Karaqica dhe Xhevdet Karaqica, kryetari Lladrovci ka bërë edhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë i shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Dega në Drenas, Bedri Nika, drejtor të drejtorive komunale dhe familjarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat