Matoshi diskuton me banorët e Gornjasellës për planin rregullues të Prevallës

Kosova

Matoshi diskuton me banorët e Gornjasellës për planin rregullues të Prevallës

Më: 15 prill 2019 Në ora: 20:42
Foto nga takimi

Siç njofton MMPH, ministri Matoshi gjatë këtij takimi i siguroi banorët që si ministër i MMPH-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që  ky plan të  jetë  plotësisht në  shërbim të  ruajtjes dhe zhvillimit të  kësaj zone, si pjesë  e Parkut Nacional “Sharri”.    

“I mirëkuptoj shqetësimet e banorëve dhe pas një  vlerësimi të  hollësishëm të  punës së  bërë  deri  më  tani nga ekspertët e jashtëm dhe grupi punues i MMPH-së, do të  ndërmarrim hapat e nevojshëm, konformë legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministri Matoshi.

Nga ana tjetër banorët falënderuan ministrin Matoshi për vizitën dhe kërkuan që të merren parasysh kërkesat dhe vërejtjet e tyre rreth planit rregullues të Prevallës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat