Nënshkruhet marrëveshja për pagesën e shpronësimit të pronave të Bankës së Lubjanës

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja për pagesën e shpronësimit të pronave të Bankës së Lubjanës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:48
Pamje nga takimi

Drejtori menaxhues i AKP-së Valon Tolaj dhe zëvendësdrejtori menaxhues-likuidimi Avni Jashari, janë takuar sot me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me ç’rast u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për pagesën e shpronësimit për pronat e Banka e Lubjanës dhe Metal Holding.

Duke u bazuar në vendimin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10 gusht 2016,  për shpronësimin e tokës dhe objektit të Banka e Lubjanës dhe një pjese të Objektit së Metal Holding, si dhe bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së të datës 29.03.2019, palët nëpërmjet kësaj marrëveshje kanë përcaktuar kriteret për bartjen e mjeteve financiare për kompensimin e shpronësimit të pronës, si dhe për regjistrimin në librat kadastralë në emër të titullarit të ri.

Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje, do të mundësohet edhe përgatitja më e shpejtë e listës së punëtorëve të Banka e Lubjanës, pagesave për punëtorët e NSH Metal Holding dhe kreditorëve të Metal Holding.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat