Në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, u mbajt Mesha e Vigjiljes së Pashkëve

Kosova

Në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, u mbajt Mesha e Vigjiljes së Pashkëve

Nga: Lekë Mrijaj Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:56
Pamje nga Mesha e Vigjiljes së Pashkëve

Besimtarët e krishterë të Kishës Apostolike në mbarë botën, që nga orët e hershme të mëngjesit nisën të kremtojnë festën e Pashkëve, festë e cila simbolizon Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit-Shelbuesit të njerëzimit mbi tokë. Andaj le të simbolizoi kjo Vigjilje e Pashkēve në Ringjallje të Shpresës, Dashurisë e Mirëkuptimit, për ditë më të mira në familjët tona mbarëshqiptare, euroatlantike e njerëzit të tjerë vullnetmirë mbi tokë.

Në Meshën e Vigjiljes së Shenjtë e ditës së sotme në Kishën e famullisë sonë, morën pjesë shumë e shumë besimtarë të famullisë e mergatës shqiptare.

Ishte don Lenc Sopi, dekan i dekanatit të Pejës e famullitar i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, i cili e celebroi meshën e të dielës së sotme të Ringjalljes së Jezusit. Që në fillim don Lenci, në përshpirtëri, përvujtëri dhe me zemër të mirë e bëri interpretimin pikë për pikë të Lajmit të Mirë dhe tha: Jezusi është e vetmja alternativë e shpëtimit të njerëzimit, e vetmja udhë e jetës me anë të së cilës ne si njerëz mund të kthehemi të jetojmë me Atin tonë Qiellor. Pikërisht Jezusi, në kalvarë pësoi duke u gjykuar nga vetë mëkatarët e djallosur duke vuajtur e kryqëzuar ( në pafajësi ) vetëm e vetëm për të na shpëtuar neve, duke na e dhënë jetën, shpëtimin dhe të ardhmen tonë si dhuratë të Faljes së Tij. Pra në fund të fjalës së Lajmit të Mirë, don Lenci, tha se ne si njerëz të vetdijësohemi pra ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë se vetëm përmes mëshirës dhe hirit të Tij, ne mundemi ta gjejmë shpëtimin, jetën, dashurinë dhe në fund amshimin, që do të thotë se mëshira u fitua si hirë nga triumfi-ringjalljes së tij" - u shpreh don Lenc Sopi. Kremtimi i meshës së sotme i të Dielës së Vigjiljes së Pashkëve, është përcjellë fuqishëm me këngë liturgjike Kishtare nga ana e korit të famullisë sonë, përbërë nga të rinj e të reja, nën udhëheqjen e motrës vinçenciane m. Zoje Krasniqi, të cilët mbajtën gjallë frymëzimin përshpirtëror të besimtarëve përvujtës pjesmarrës në meshën e mrekullueshme të sotme shenjtë.

Image

Më në fund të meshës në emrin e tij dhe të motrave të nderit të famullisë sonë, don Lenci, i përgëzoi të gjithë besimtarët me urimet më të mira për paqe, shëndet dhe çdo të mirë!

Me pas besimtarët të shumtë kanë shkëmbyer urimet dhe përgëzimet më të mira Pashkvore me njëri tjetrin duke thënë: "PËR SHUMË MOT PASHKËT-Ngjalljen e Krishtit e ngjalljen tonë"!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat