Aktivisti Kushtrim Mehmeti është në krye të protestës që po i paraprinë Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, “1 Majit”. Mirëpo, një leje që e ka kërkuar që sa kohë nga Komuna e Prishtinës i është vonuar dhe nuk e ka marrë ende.
Si rezultat Policia e Kosovës po i kërkon leje, që një e tillë nuk u ka arritur. Aty ka mbërritur edhe ekipi i Inspektorëve të Komunës. Ata detyruan që të hiqet instalacioni, pasi leja duhet pritur deri më 26 maj.
Pasi vetëm viti i kaluar ka pasur jo më pak se 23 viktima dhe deri tash në këtë vit janë 4 viktima në vendin e punës, gjendja po konsiderohet alarmante.
Kushtrim Mehmeti këtë protestë e karakterizon me një vend të rrethuar, ku shkruan se “SHESIM KURBANA”.
Kështu shkruhet duke dashur të tregojnë se punëtorët që vdesin janë “kurban për themele të ndërtesave”.