Lladrovci pret në takim 50 studentët nga Sanxhaku

Kosova

Lladrovci pret në takim 50 studentët nga Sanxhaku

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:31
Lladrovci pret në takim 50 studentët nga Sanxhaku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci, ka pritur sot në takim 50 studentë nga Sanxhaku të cilët po qëndrojnë në Shqipëri dhe Kosovë dhe në mesin e vizitave të shumta kanë vizituar edhe Komunën e Drenasit.

“Më shumë emocion ju kam pritur studentë të Sanxhakut, zonë kjo e banuar me shqiptarë e cila nuk duhet të harrohet”, ka thënë mes tjerash  Lladrovci. 

Ne këtë takim është diskutuar për historinë tonë të përbashkët, në veçanti për kontributin e drenicasve në shërbim të kësaj krahine.

Ndërsa studentët kanë folur për situatën në Sanxhak dhe për punën që po bëjnë për ruajtjen e identitetit, të drejtat e tyre, si dhe synimin për bashkëpunim në mes të rinjve dhe miqësive të krijuara nga këto vizita në Kosovë e Shqipëri dhe kudo që ka shqiptarë.      

Delegacioni i 50 studentëve, kanë vizituar sheshin e Drenasit dhe shtatoret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe të Ilaz Kodrës, varrin e komandantit Shaban Polluzha, kompleksin e Jasharajve në Prekaz dhe varrin e komandantit legjendar Adem Jashari.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat