Xhafer Gashi: Dëshmorët e kombit duhet të kujtohen përherë

Kosova

Xhafer Gashi: Dëshmorët e kombit duhet të kujtohen përherë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 17:26
Pamje nga akademia përkujtimore

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi , me rastin e Ditës së dëshmorëve të kombit, ka porositur se është detyrë dhe obligim i të gjithëve që të ruhet amaneti i dëshmorëve që dhanë jetën për liri dhe ftoi për unitet në ndërtimin e shtetit.

Ai në një akademi përkujtimore në Obiliq, mes tjerash, tha se dëshmorët e kombit nuk duhet të kujtohen vetëm një herë në vit, por në çdo hap për ndërtimin e shtetit.

Gashi: Kemi përgjegjësi të ruajmë gjakun e dëshmorëve

“5 Maji zyrtarisht është Ditë e dëshmorëve të kombit, në të gjitha trojet shqiptare, por të kujtojmë dëshmorët nuk mjafton vetëm një ditë, një datë apo akademi, ata duhet kujtuar edhe në çdo hap që bëjmë, në ndërtimin e shtetit e rrugën drejt Evropës që amanetin e tyre ta realizojmë. Familjet sot kanë dhimbje po aq sa krenari. Ndërsa ne kemi përgjegjësi ta ruajmë gjakun e tyre, mbi të cilin e gëzojmë lirinë”, tha Gashi.

Ai tha se ndihet krenar që Obiliqi edhe pse komunë e vogël, gjithmonë ka qenë pjesë e luftërave të secilës epokë të historisë për të qenë sot të lirë.

Gashi: Ftoj për unitet në ndërtimin e shtetit

“Sot po ndërtojmë  jetën në realizimin e kaq shumë projekteve duke falënderuar Qeverinë Haradinaj, që Obiliqi të gëzojë buxhetin që e meriton tani e sa vite, e kjo falë ligjit për Obiliqin, i cili  e trajton më së miri jetën e çdo qytetari. Prandaj, bazuar në historinë e lavdishme të popullit tim, e duke iu referuar thënies së heroit të kombit, Skënderbeut, “të bashkuar asnjë armik nuk mund të na mund”, unë tani në liri ju ftoj të jemi bashkë në ndërtimin e shtetit, bashkë drejt sukseseve”, porositi ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Arif Krasniqi ua ka uruar pjesëmarrësve në këtë akademi ditën e dëshmorëve

Kryetari Xhafer Gashi gjatë ditës ka bërë edhe homazhe pranë pllakës përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit.

***

Në Ditën e dëshmorëve të kombit, nën përkujdesjen e Komunës së Obiliqit, në shkollën "Ibrahim Rugova në Obiliq, u mbajt akademi përkujtimore, ku kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi tha se dëshmorët e kombit nuk duhet të kujtohen vetëm një ditë, por tërë jetën.

"Jemi sot këtu në nderim të dëshmorëve të kombit, në kujtim të atyre që dhanë jetën për liri. Të kujtojmë dëshmorët nuk mjafton një ditë, apo akademi. Ne kemi përgjegjësi të ruajmë gjakun e tyre. Ne jemi krenarë që sado komunë e vogël, kemi dëshmorë dhe martirë që shndrisin në liri. Sot po ndërtojmë jetën në realizimin e kaq shumë projekteve. Ju ftoj që të jemi bashkë në ndërtimin e shtetit", tha Gashi.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Arif Krasniqi ua ka uruar pjesëmarrësve në këtë akademi ditën e dëshmorëve.

"Urime ditën e dëshmorëve, lavdi dëshmorëve të rënë për liri", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat