Do të krijohet Task forcë për parandalimin e drogës dhe shtimin e sigurisë në shkolla

Kosova

Do të krijohet Task forcë për parandalimin e drogës dhe shtimin e sigurisë në shkolla

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:42
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kuadër të angazhimeve për gjetjen e një zgjidhjeje për shtimin e sigurisë në shkolla, ka ftuar sot në takim ministrin e Brendshëm, Ekrem Mustafa, me të cilin janë pajtuar që pas përfundimit të vitit shkollor të krijohet Task Forca për parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe shtimin e sigurisë në shkolla.

Ministri Bytyqi pas diskutimeve në lidhje me aktet e dhunës në shkolla, të raportuara kohëve të fundit, ka kërkuar bashkëpunimin e Policisë së Kosovës dhe Kolegjiumit të DKA-ve me të cilët edhe janë arritur konkluzione, të cilat do të çojnë drejt një zgjidhjeje të përshtatshme për eliminimin e kësaj dukurie.

Pas diskutimeve rreth marrjes së përgjegjësive nga përfaqësuesit e institucioneve të arsimit dhe sigurisë, të pranishmit në takim kanë ardhur në përfundim që, zgjidhje afatshkurtër deri në përfundim të vitit shkollor, të jetë shtimi patrullave policore në shkolla dhe hartimi  i planit për kontroll rutinore të nxënësve nga drejtorët e shkollave, për të cilin plan policia duhet të njoftohet përmes DKA-ve.

Në këtë takim, ministri Bytyqi po ashtu ka ftuar Drejtoritë Komunale të Arsimit që të kërkojnë nga  drejtorët e shkollave të mbajnë mbledhje urgjente me prindër, për të diskutuar sigurinë në shkolla dhe planet për ta përmirësuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat