Për Ramazan, Halil Kastrati fillon ndërtimin edhe të 100 shtëpive

Kosova

Për Ramazan, Halil Kastrati fillon ndërtimin edhe të 100 shtëpive

Më: 7 maj 2019 Në ora: 22:16
Halil Kastrati

Humanisti shqiptar, Halil Kastrati, po vazhdon me aktivitetin e tij bamirës.

Ai ka paralajmëruar ndërtimin e 100 shtëpive të reja.

Kastrati ka shkruar në Facebook se që nga nesër, 8 maj, fillon ndërtimi i 15 shtëpive të reja, ndërsa gjatë muajit Ramazan, do t’i nisin 100 shtëpi për 100 familje nevojtare.

“Po nis ndertimi i 100 shtepive te reja ? Me kete foto ju lajmerojm se neser nis ndertimi i 15 shtepive te reja perndryshe keto jane 15 shtepite e para ne diten e trete te Ramazanit ku ne vetem kete muaj do ti nisim 100 shtepi te reja per 100 familje nevojtare Bamires Zoti kurr mos ju humbte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat