‘Momenti i fundit që BE të pranojë Kosovën’

Kosova

‘Momenti i fundit që BE të pranojë Kosovën’

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:11
Foto

Të rinjtë e PDK-së përmes një aksioni simbolik kanë shënuar Ditën e Evropës, duke përçuar mesazhin se është momenti i fundit që BE të pranojë Kosovën në gjirin e saj.

Ata kanë zgjedhur sheshin ‘Nënë Tereza’ për të zhvilluar aksionin e tyre, duke treguar se shqiptarët gjithmonë kanë dhënë njerëz që kanë kontribuar për mbarë njerëzimin.

Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës tha se në këtë aktivitet janë mbledhur të rinjtë nga të gjitha degët e PDK-së.

"Sot duam të përçojmë mesazhin tonë drejtuar BE-së. Jemi pak minuta para orës 12 dhe kështu duam të përçojmë mesazhin se është koha e fundit për BE-në që edhe neve si Kosovë të na pranojë në gjirin e saj, ashtu sikurse e meritojmë", tha ai.

Bislimi tha se të rinjtë e Kosovës kanë potencial të madh, dhe se me lëvizjen e lirë mundësohet këmbimi i njohurive dhe u mundësohet të rinjve të Kosovës të japin kontributin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat