Haradinaj në vizitë ngushëlluese në familjen Roka

Kosova

Haradinaj në vizitë ngushëlluese në familjen Roka

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen Roka në Gjakovë për të ngushëlluar për vdekjen e nënës së dëshmorit Bujar Roka, Sadije Roka.

Haradinaj me këtë rast i ka dhuruar flamurin kombëtar , nipit të dëshmorit Bujar Rokës së ri.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e zonjës Sadije, nëna e heroit të kombit, Bujar Roka. Në vizitë ngushëlluese në familjen Roka, i dhurova nipit, Bujarit të ri, Flamurin Kombëtar dhe të Kosovës. I përjetshëm kujtimi për nënën Sadije. RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat