Muzeu i Kosovës me aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

Kosova

Muzeu i Kosovës me aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

Më: 17 maj 2019 Në ora: 07:46
Muzeu i Kosovës

Çdo vit nga prej 1977, ICOM ka organizuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve e cila prezanton një moment unik për komunitetin ndërkombëtar muzeor.

Në këtë ditë, muzetë pjesëmarrës planifikojnë ngjarje kreative që lidhen me temën e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, angazhon publikun dhe nxjerr në pah rëndësinë e rolit të muzeve si institucione që i shërbejnë shoqërisë dhe zhvillimit të saj.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve është “Museums as Cultural Hubs: The Future of Tradition”- Muzetë si Qendra kulturore: E ardhmja e Traditës.

Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me profesorë dhe studentë të Degës së Antropologjisë dhe Etnologjisë në Universitetin e Prishtinës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve do të zhvillojnë punëtori të cilat kanë për qëllim angazhimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve për artin tradicional të shprehur në zeje të ndryshme tradicionale përmes metodave interaktive.

Këto punëtori do të sjellin artizanë të ndryshëm në muze të cilët do t’i mësojnë fëmijët rreth zejes së tyre e në të njëjtën kohë fëmijëve do t’u jepet mundësia të provojnë këto zeje me materiale të ripërdorshme.

Aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare te Muzeve do te mbahen sot nga ora 10:00 deri në ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat