Komuna e Istogut përfituese e grandit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë - Bota Sot
Komuna e Istogut përfituese e grandit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë

Kosova

Komuna e Istogut përfituese e grandit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë

Nga: Z.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:54
Pamje nga takimi

Komuna e Istogut ka përfituar grand nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, ku ka shkruar se sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit "Pajisjet me infrastrukturë të brendshme për institucionin e edukimit parashkollor, Gëzimi ynë" në Istog.

Postimi i plotë:

Komuna e Istogut përfituese e grandit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë

Sot pritëm në takim zëvendës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë Kiril Yanchev, me të cilin nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e projektit "Pajisjet me infrastrukturë të brendshme për institucionin e edukimit parashkollor, Gëzimi ynë" në Istog. Nga ky bashkëpunim komuna e Istogut do të përfitoj një shumë prej 14.680 euro.

Falenderova zëvendës ambasadorin Kiril Yanchev për vizitën dhe grandin e dhuruar për komunën tonë, duke theksuar se ky grand është shumë i rëndësishëm dhe se ky bashkëpunim është një fillim i mbarë dhe do të vazhdojë edhe ne të ardhmen.
 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...