Matoshi në Plemetin: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë

Kosova

Matoshi në Plemetin: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:34
Matoshi në Plemetin

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në  aktivitetin e mbjelljes së fidaneve, të organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe  Komuna e Obiliqit, me përkrahjen e Zyrës së Koordinatores Zhvillimore të OKB-së në Kosovë.

Aktiviteti u organizua në Plemetin të Obiliqit, e ku morën pjesë ambasadorë, deputet, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj etj.

Me  këtë  rast Ministri Matoshi, deklaroi që nuk mund të ketë një mjedis të pastër, pa një Obiliq të pastër dhe po ashtu përmendi projektet që MMPH po financon këtë vit në komunën e Obiliqit. 

“Kosova do të jetë ambientalisht mirë kur Obiliqi të jetë ambientalisht mirë”,  deklaroi nder të tjerash ministri Matoshi.

Matoshi po ashtu deklaroi që edhe sot si ministri dhe si qeveri jemi pjesë e kësaj kampanje, me financimin e shportave që sot po i vendosim këtu.

“Fokusi jonë është në krijimin e infrastruktures për grumbullim dhe menaxhim të mbeturinave”, përfundoi ministri Matoshi.

Me rastin e ditës ndëkombëtare të biodiversitetit MMPH sot ka organizuar aktivitete që kanë për qëllim ndergjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat