Kërcënimi me bombë ka ardhur nga një person nëpërmjet telefonit

Kosova

Kërcënimi me bombë ka ardhur nga një person nëpërmjet telefonit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Policia nëpërmjet një komunikate për media sqaron për kërcënimin me bombë që ka ndodhur sot nëpërmjet telefonit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Sipas Policisë rreth orës 10:30,  në zyrën e pranimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë pranuar tri  thirrje telefonike. Në këto thirrje telefonike është lajmëruar një person mashkull i cili ka kanosur me vendosje të mjetit shpërthyes në drejtim të institucioneve të drejtësisë konkretisht Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, duke bërë evakuimit e personelit, njoftimin e njësive të specializuara duke përfshirë njësitin e materieve shpërthyese dhe njoftimin e prokurorisë kompetente. Janë kontrolluar të dy ndërtesat, ndërtesa e Këshillit Gjyqësor dhe ndërtesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë nga të gjitha veprimet operative dhe hetimore që janë ndërmarrë  nuk ka rezultuar me të gjetur të ndonjë mjeti të dyshuar, dhe rreth orës 15:00 është liruar vendi i ngjarjes dhe rruga për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

“Sa i përket identifikimit të personit të dyshuar i cili ka kryer kanosjen me mjet shpërthyes, Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në identifikimin e personit dhe abonuesit të numrit të telefonit nga i cili është kryer kanosja”, thuhet në komunikatë.     

 Në vazhdim, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim identifikimin e personit/personave të dyshuar dhe procedimin e tyre para organeve të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat