Ministria e Infrastrukturës jep detaje për rrugën e mbyllur në Brezovicë - Bota Sot
Ministria e Infrastrukturës jep detaje për rrugën e mbyllur në Brezovicë

Kosova

Ministria e Infrastrukturës jep detaje për rrugën e mbyllur në Brezovicë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Rruga që të shpie në qendrën e skijimit në Brezovicë është akoma e mbyllur. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas MIT, në këtë rrugë janë duke vazhduar punimet që kanë filluar nga mëngjesi.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga mëngjesi i ditës së sotme (e diele, 26.05.2019), ka filluar asfaltimi i rrugës rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit). Ajo do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 20:00. Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e MIT.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...