Rakiq kërkon nga Prokuroria t’i lirojë të arrestuarit në Zubin Potok

Kosova

Rakiq kërkon nga Prokuroria t’i lirojë të arrestuarit në Zubin Potok

Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:39
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës që t’i lirojë qytetarët të cilët dje janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Zubin Potok.

“I kuptoj që i kapën zyrtarët policorë të akuzuar për diçka, që nuk është hera e parë, por qytetarët e Zubin Potokut të cilët u arrestuan nuk kanë faj për asgjë, përveç që kanë qëlluar duke qëndruar para forcave të armatosura deri në dhëmbë”, ka thënë Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat