Është shtyrë për kohë të pacaktuar seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Dejan Gureshiq. kryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës veriore.
Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për një vendim të tillë.
Ndërsa Bashkim Cimili zvkryesues i kuvendit komunal në Mitrovicën Veriore ka berë të ditur për KosovaPress se nuk i di arsyet e shtyerjes së seancës..
"Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë" theksoi Cimili.
Njejtë ka ndodhur edhe në Zveçan. As në këtë komunë nuk është mbajtur seanca soleme e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq.