Berisha: Linçimi i gruas rome u bë në shkollë

Kosova

Berisha: Linçimi i gruas rome u bë në shkollë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:43
Veton Berisha

Deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka thënë se linçimi i gruas rome u bë për shkak të propagandës së rrjeteve sociale.

“Për vetë faktin se një qytetare shumë normale ka dalë në rrugë, e cila jeton në kushte të veta që ndoshta nuk i ka të mira dhe sulmohet, policia është dashur të shkojë në procese më të thella rreth asaj se kush qëndron prapa kësaj”.

“Unë jam ndjerë shumë keq ndaj këtij rasti dhe është shumë shqetësuese se si shoqëria aq lehtë ndikohet ka reaguar ndaj kësaj.

“Ka nisur prej rrjeteve sociale, më pas edhe në media serioze është trajtuar në aspektin se duhet të tregohet kujdes sepse propaganda ka qenë shumë e ndjeshme”.

Deputeti Berisha në Info Magazine tha se gruaja në fillim nuk është linçuar për shkak të etnisë, por sepse u etiketua si një rrëmbyese fëmijësh.

“Nuk dua ta përdori elementin e etnisë së saj sepse është trajtuar si keqbërese ndaj fëmijëve, por në anën tjetër nuk kemi pasë asnjë fëmijë të humbur në Kosovë. Logjika ka qenë shumë e lehtë të verifikohet, sepse të vidhen katër fëmijë është lehtë e verifikueshme”.

“Në anën tjetër është kuptuar si person i pambrojtur. Kjo grua është viktimë dhe me këtë rast po e kuptojmë se Kosova s’po krijon mjaft mekanizma për t’i mbrojtur viktimat. Policia e ka ditur që çdo dalje e saj në publik është dashur të dihet se është rezik dhe të merrej në mbrojtje. Një ekip profesionale është dashur ta trajtojë ndryshe”.

“Ajo nuk e ka ditur se çfarë flitet për të as për të drejtat e saj dhe as për çfarë situata është krijuar rreth saj. Por, jam i kënqaur me trajtimin nsaj saj sepse ka mund të përfundojë edhe më keq deri në vetëvrasje. Kjo do të na kishte rënë në përgjegjësi neve drejtpërdrejt”.

“Nuk dua të ngrejë paralele, por kemi plot raste që trajtohen në bazë të etnisë, të cilët trajtohen si persona pa dinjitet. Për mua trajtim i keq është edhe njerëzit lypsarë në rrugë. Shteti edhe politika na krijon dinjitetin dhe integritetin tonë”.

“Ky rast ka ndodhur prej nxënësve, të cilët i kanë dy palë prindër, prindërit e vet dhe mësuesit. Çka po edukohen fëmijët në shkollë? Çfarë kulture po i jepet atyre? Ata prindër të atyre fëmijëve që e kanë sulmuar këtë grua duhet të ndihet keq”.

Berisha tha se në rastet kur ka ndonjë vepër penale nga ndonjë person i komuniteteve rome apo egjiptiane fyhet i gjithë komuniteti.

“E kemi një rast që një person që nuk i del identiteti i plotë i policisë, por vetëm etnia. Publikohet lajmi shkaktohet nxitje e urrejtjes ndaj atij komunitet, s’trajtohet personi por grupi etnik. Kjo është në përputhje me elementin racist edhe fëmijët e kanë sulmuar më lehtë atë sepse e kanë ditur se kush është ajo për nga etnia”.

“Nuk jemi për t’u vajtuar, por e them se është shumë më lehtë të atakohet një person i komunitetit tonë sesa të tjerët. Problemet vazhdojnë edhe në polici dhe gjykata që nuk trajtohen drejt të gjithë. Prandaj, nuk kanë frikë që t’i sulmojnë këta persona të komunitetit. Akoma ekziston një paragjykim ndaj neve. Na trajtojnë me terma fyes, por në komunitetin tonë ka personalitet të mira, ka inxhinierë, mjekë dhe njerëz human”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat