Agim Bahtiri: Uron festën e Fitër Bajramit, paqe, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë

Kosova

Agim Bahtiri: Uron festën e Fitër Bajramit, paqe, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë

Nga: A.SH Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:42
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, uron festën e Fitër Bajramit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, ditën e sotme përmbyllet muaji i shenjtë i Ramazanit dhe me këtë rast ka uruar të gjithë besimtarët mysliman, duke thënë se, festat gjithnjë janë moment të reflektimit, të paqes dhe dashurisë, ndaj uroj për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi, sa me shume paqe, dashuri dhe mirëqenie.

Statusi i plotë:

Të dashur vëllezër dhe motra të besimit islam,

sot përmbyllet muaji i shenjtë i Ramazanit, andaj më lejoni të uroj të gjithë agjëruesit e këtij muaji, agjërimi të pranuar ku përmes sakrificës tuaj, ju, jo vetëm plotësuar një ndër detyrimet e urdhrit hyjnor, por përcollët mesazhin se besimi është mbi të gjitha devotshmëri, përmes të cilit përçohet durimi, falja dhe bashkimi.

Në prag të Fitër Bajramit një mesazh të veçantë kam për të gjithë besimtarët mysliman, dhe jo vetëm. Qoftë kjo festë, dita e shpërblimit për veprat tuaja të mira në respekt të besimit dhe krijuesit të gjithësisë.

Festat gjithnjë janë moment të reflektimit, të paqes dhe dashurisë, ndaj uroj për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi, sa me shume paqe, dashuri dhe mirëqenie.

Ne të gjithë kemi nevojë për paqe, dashuri dhe tolerancë, ndaj nën shembullin që na sjell mesazhi i Fitër Bajramit, uroj më të mirën për çdo banorë të qytetit të Mitrovicës.

Gëzuar Fitër Bajramin, festat e gëzimet, qofshin gjithnjë pjesë e familjeve mitrovicase!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat