MKRS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me BKT-në për edukim financiar

Kosova

MKRS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me BKT-në për edukim financiar

Nga: A.SH Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:55
Kujtim Gashi dhe Suat Bakkal

Ministri i Rinisë dhe Sprotit Kujtim Gashi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryeshefin ekzekutiv të Bankës Kombëtare Tregtare, Suat Bakkal për rini, përkatësisht për realizimin e trajnimeve në 19 komuna të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur vet ministri Gashi përmes një postimi në facebook duke shkruar se, ky projekt po ashtu ka për qëllim trajnimin e të rinjve, i cili do t’ju mundësojë atyre të zhvillojnë njohuritë në fushën e financave duke mundësuar të rinjve përgatitjen për tregun e punës

“Në takim me kryeshefin ekzekutiv të Bankës Kombëtare Tregtare, Suat Bakkal, nënshkrova marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë, përkatësisht realizimin e trajnimeve në 19 komuna të Kosovës, lidhur me edukimin financiar. Ky projekt po ashtu ka për qëllim trajnimin e të rinjve, i cili do t’ju mundësojë atyre të zhvillojnë njohuritë në fushën e financave duke mundësuar të rinjve përgatitjen për tregun e punës.

Është konstatuar që të rinjtë tanë kanë nevojë të mbajnë trajnime për edukimin financiar. Ne nuk do të ndalemi me kaq, në të ardhmen do të realizojmë edhe shumë trajnime të tjera, duke pasur parasysh që prioritet dhe synim i Ministrisë është që të rinjtë në Kosovë t’i avancojë dhe aftësojë për sfidat jetësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat