Inaugurohet rinovimi i zyrës së prokurimit në Vushtrri

Kosova

Inaugurohet rinovimi i zyrës së prokurimit në Vushtrri

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:24
Inaugurohet rinovimi i zyrës së prokurimit në Vushtrri

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, së bashku me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë inauguruar sot në Vushtrri zyrën e rinovuar të prokurimit në këtë komunë, e cila u bashkëfinancua nga USAID-i dhe Komuna e Vushtrrisë, duke mundësuar që me pajisje të avancuara të modernizojë dhe profesionalizojë proceset kryesore të prokurimit.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u shpreh tejet i lumtur për vizitën e ambasadorit Kosnett, ndërsa falënderoi SHBA-të dhe popullin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që i japin shtetit të Kosovës në çdo fushë. Sipas tij, qëllimi i këtij financimi është promovimi I transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies në komunën e Vushtrrisë.

Tahiri: Qëllimi i këtij financimi është rritja e transparencës

 “Qëllimi i këtij financimi është që të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësitë, poashtu të rrisim pjesëmarrjen e qytetarëve në punën e komunës. Ne duam t’u tregojmë qytetarëve të Vushtrrisë çfarë bëjmë, si I shpenzojmë taksat e tyre, dhe dua të falënderoj ambasadën e SHBA-së, popullin amerikan, për përkrahjen e vazhdueshme që na japin, që të rrisim llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin në prokurim publik”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, ambasadori Philip Kosnett, u shpreh se vizita e tij në komunën e Vushtrrisë ndërlidhet me sukseset e kësaj komune, sidomos sa i përket bashkëpunimit të mirë mes komunës, qytetarëve të saj dhe shoqërisë civile.

Kosnett: Komuna e Vushtrrisë është shembull për të gjitha komunat e tjera

“Mendoj se komuna e Vushtrrisë është një shembull për të gjitha komunat tjera të Kosovës dhe shpresoj se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët. Poashtu mendoj se janë pikërisht qytetarët e një komune të cilët përfitojnë, sa herë që ka bashkëpunim aq të ngushtë në mes të shoqërisë civile dhe organeve qeveritare”,  theksoi ambasadori Kosnett, duke uruar që puna e mirë e kësaj komune të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat