Publikohen listat e nxënësve fitues në nivelin e komunal për gjashtë komuna

Kosova

Publikohen listat e nxënësve fitues në nivelin e komunal për gjashtë komuna

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:08
ilustrim

Pas publikimit të rezultateve në nivelin shkollor për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në Republikën e Kosovës në kuadër të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik ku u shpallën rreth 15, 000 fitues, Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport sot nis me publikimin e listave të fituesve në nivelin komunal të garës.

Për herë të parë në Kosovë Programi Nacional për Rininë u ka ofruar rastin të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, të jenë pjesë e garave Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, ku përmes shkathtësive krijuese, shfaqën talentet e tyre në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Nga të dhënat për nivelin komunal të garës, komuna e Gjilanit ka 123 fitues, komuna e Mitrovicës 76 fitues, komuna e Podujevës 89 fitues, komuna e Suharekës 93 fitues, komuna e Klinës 98 fitues dhe komuna e Kamenicës 34 fitues Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 513

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshin mbi 2,000 fitues.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare si dhe një set librash.

Në njoftimin e bërë për media nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, thuhet se drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat