Java fillon me shi, ky është moti për sot

Kosova

Java fillon me shi, ky është moti për sot

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 06:15
Ilustrim

Java me mot të paqëndrueshëm, me lagështi dhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Temperaturat në rënie të lehtë.

17.06 - Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje lokale shiu me bubullima. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.
18.06 - Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite me zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
19.06-20.06 - Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave me shi. Të enjten, paradite kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave të izoluara me shi.
21.06 - Mot më stabil, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, por mbeten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale 25C deri në 28C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 1-5m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat