Kryetari i Komunës Agim Veliu, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Podujevës, ka vendosë gurthemelin për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në gjendje të rëndë sociale, që jetojnë në Lagjen e Dëshmorëve.
Postimi në Facebook:
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Podujevës, ?? sot vendosëm gurthemelin për ndërtimin e 20 shtëpive ? për familjet në gjendje të rëndë sociale, që jetojnë në Lagjen e Dëshmorëve.
Projekti i ndërtimit të shtëpive në këtë lagje do të vazhdojë derisa të largohet edhe familja e fundit nga kontejnerët e banimit.