Podujeva po zbrazet, mbrëmë u larguan 50 Llapjanë

Kosova

Podujeva po zbrazet, mbrëmë u larguan 50 Llapjanë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 10:42
Podujeva po zbrazet, mbrëmë u larguan 50 të Llapjanë

Ikjet e të rinjve kosovarë nga vendlindja me qëllim të kërkimit të një jete më të mirë në vendet evropiane ende po vazhdojnë

Rreth 50 qytetarë të Podujevës t në mbrëmë kanë marrë rrugën për në Kroaci, me qëllime punësimi.

Fotografitë tregojnë që vetëm në mbrëmjen e së hënës një numër i madh i të rinjve janë nisur me autobusë për Kroaci nga Podujeva.

Të njëjtit në fotografi shihen duke u përshëndetur me familjarët  e tyre, teksa nisja është bërë nga kafja ‘Europa’.

Podujeva nuk është qyteti i vetëm me numrin e madh të largimit të qytetarëve kosovarë, pasi javë më parë ishin larguar rreth 50 qytetarëve të Kamenicës për në Kroaci.

Ndryshe, deri më tani më shumë se 500 të rinj kanë ikur nga Kamenica.Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur ikje masive nga vendi ynë, kryesisht të rinj që ia mësyejnë vendeve të evropiane për një punë dhe jetë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat