Nga nesër deri të hënën mot me shi në Kosovë - Bota Sot
Nga nesër deri të hënën mot me shi në Kosovë

Kosova

Nga nesër deri të hënën mot me shi në Kosovë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:12
Ilustrim

Moti në Kosovë sipas Prishtina Weather vazhdon edhe më tutje të jetë i paqëndrueshëm, me mundësi për shtrëngata me shi. Kurse në fundjavë parashihet të jetë më nxehtë, intervale më të gjata me diell.

Në fundjavë fusha më stabile nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më të nxehtë dhe intervale më të gjata me diell, edhepse vende-vende mbeten mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Nga e diela pasdite nga Atlantiku sërish do të shtrihen fusha jostabile që do të mundësojnë sërish zhvillime të shtrëngatave me shi në fillim të javës së ardhshme.

20.06 – Diell dhe vranësira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Nga orët e mëngjesit dhe gjatë ditës priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

21.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.

22.06-23.06 – Të shtunën, nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e diel, kryesisht diell. Pasdite vonë mundësi për shtrëngata të izoluara me shi.

24.06 – Paradite intervale më të gjata me diell. Pasdite zhvillime të vranësirave, e priten edhe shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale nga 24C deri në 30C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...