Hamza: Ligji për financat e pushtetit lokal rëndësi e veçantë për funksionimin e komunave - Bota Sot
Hamza: Ligji për financat e pushtetit lokal rëndësi e veçantë për funksionimin e komunave

Kosova

Hamza: Ligji për financat e pushtetit lokal rëndësi e veçantë për funksionimin e komunave

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:45
Pamje nga takimi

Ministri i Financave Bedri Hamza mori pjesë në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave, ku u diskutua për Projektligjin për financat e pushtetit lokal, njofton MF përmes një komunikate për media.

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë takimit me kryetarët e komunave të Kosovës theksoi se Ligji për financat e pushtetit lokal është i një rëndësie të veçantë për funksionimin e pushtetit lokal dhe vlen të theksohet se Koncept dokumenti për financat e pushtetit lokal është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në nëntor të vitit 2018, ku edhe janë paraparë të bëhen disa ndryshime ligjore.

Ai gjithashtu theksoi se është me shumë rëndësi krijimi i grantit specifik për  shërbime sociale sipas sistemit të hapur të financimit njëjtë si për arsim dhe për shëndetësi, po ashtu, me këtë projektligj parashihet që të definohen më qartë kriteret për ndarjen e granteve të veçanta si dhe me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës të aprovojë udhëzimet administrative të propozuara nga ministritë e linjës.

“Si rezultat i bartjes së buxhetit dhe numrit të punëtorëve nga niveli lokal në atë qendror për shërbimet e centralizuara, do të zvogëlohet Granti i Përgjithshëm nga 10% në 9%, dhe ky zvogëlim i grantit do të ketë efekt neutral në buxhetin e komunave” tha Hamza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...