Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar dje nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.
Bazuar nga ky vendim, nga detyra janë liruar ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu.
Këshilltari i Veselit, Avni Bytyqi, ka thënë se nuk ka arsye për të pasur skepticizëm për vendimin e kryetarit të PDK-së.
“Pas konventës së PDK-së shumë njerëz kanë bërë shaka, nuk e kanë marrë seriozisht atë çka tha Veselit atë ditë. Sot është e qartë që ai ka marrë një vendim të rëndësishme jo vetëm për PDK-në, por për kulturën e vendit”, ka thënë Bytyqi në Info Magazine.
“Ata duhet ta suspendojnë menjëherë aktivitetin. Për Veselin njerëzit që kanë akuza apo që janë duke u gjykuar, pa paragjykuar përfundimin e tyre nuk do të mbajnë pozita publike dhe aktivitete brenda partisë”.
“Kadri Veseli nuk është ilaç për gjithçka, nuk mundet me i zgjidh krejt problemet, por ai ka bërë një veprim të rëndësishëm për kulturën demokratike perëndimore. Ai ka bërë një hap të rëndësishëm”.