Rrëmbimi i raportuar i gruas në Fushë-Kosovë: Çfarë ndodhi përnjëmend? - Bota Sot
Rrëmbimi i raportuar i gruas në Fushë-Kosovë: Çfarë ndodhi përnjëmend?

Kosova

Rrëmbimi i raportuar i gruas në Fushë-Kosovë: Çfarë ndodhi përnjëmend?

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:59
Pamje nga video

Dy meshkuj kanë futur me dhunë në veturën e tyre një femër, ngjarja është xhiruar nga një qytetar.

Një skenë e pazakontë është parë mëngjesin e kësaj të hëne në Fushë Kosovë.

Në këtë video të dërguar në adresë të Televizionit T7 nga qytetar të kësaj zone, shihet teksa dy burra me forcë fusin në makinë një grua.

Por, burime të televizionit T7 kanë treguar se në këtë rast bëhet fjalë për një problem mes bashkëshortëve.

Madje këto burime kanë treguar se gruaja që shihet në këto video, kishte shkuar në këtë vend të takonte një person të cilin dyshonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj.

T7 ka arritur të kontaktojë me personin, emri i të cilit përmendet edhe në këtë video.

E apostrofuara në video ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me personat që shihen në video.

Ndërkohë, banorët e kësaj lagje nuk kanë dashur të flasin para kamerave.

Në anën tjetër, me rastin menjëherë janë marr organet e rendit.

Polica kanë bërë të ditur, se kanë ndaluar 3 persona të përfshirë në këtë ngjarje.

Edhe dyshimet fillestare të policisë tregojnë që në këtë rast bëhet fjalë për një problem familjar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...