Harry Bajraktari, në Vranoc, shënon 50 vjetorin e emigrimit në Amerikë - Bota Sot
Harry Bajraktari, në Vranoc, shënon 50 vjetorin e emigrimit në Amerikë

Kosova

Harry Bajraktari, në Vranoc, shënon 50 vjetorin e emigrimit në Amerikë

Nga: Beqir Sina Më: 25 qershor 2019 Në ora: 00:20
Harry Bajraktari dhe Rifat Jashari

I pranishëm kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, Rifat Jashari i Jasharajve legjendarë, kryeteri i Bashkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj, përfaqësuesi i familjes së Binak Alisë nga Bujani i Malësisë së Gjakovës dhe personalitete të tjerë nga Koosova dhe Shqipëria

KOSOVE: Me rastin e 50 vjetorit të migrimit në SHBA, Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, mbrëmë më 23 qershor në shtëpinë e tij në Vranoc të Pejës, organizoi një pritje të ngrohtë për mysafirë nga krahinat e ndryshme shqiptare, ku ishite i pranishëm kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, Rifat Jashari i Jasharajve legjendarë, kryeteri i Bashkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj, përfaqësuesi i familjes së Binak Alisë nga Bujani i Malësisë së Gjakovës dhe personalitete të tjerë nga Koosova dhe Shqipëria.

Pikërisht në qershorin e vitit 1969, para 50 vjetësh, Metë Bajraktari me të shoqen Ziza, tri vajzat e tyre Nurijen, Litafetin, Hatemen dhe Harry-in 12 vjeç, lanë Kosovën. Këtë ditë të largimit nga Vranoci, Harry Bajraktari e kujton si ditë tejet të vështirë të familjes së tij ku shumë kushërinj e miq po e përcillnin në një rrugë të largët me shumë të panjohura. I thanë rri e mos i merr fëmijët në qafë. Mirëpo, Meta ishte i vendosur për të kërkuar një jetë më të mirë ngaqë në Kosovë nuk mund të gjente punë për shkak se familja e tij në atë kohë ishte në shënjestër të regjimit komunist serb. Fati deshi që kjo familje me punën e saj të palohshme në SHBA të ketë sukses, ndërsa Harry para se të hynte në biznes, mori një përvojë nga një hebre në New York për “Realy Etate”, pasuri të patundshme.

Në këtë mbërmje, në një amient tejet impresiv, kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj theksoi se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë në mesin e njerëzve më meritor të atdheut tonë. Çdo herë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën tonë amerikane.

Ndërsa Besnik Tahiri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Daut Haradinaj në shkrimin e tyre në rrjetin social, ndër të tjera theksuan se “Harry dhe familja Bajraktari me vlerat e ruajtura ndër vite janë përfaqësues dhe derë e hapur për miqtë e shqiptarëve”.

E tërë kjo mbërmje kaloi nën tingujt e muzikës së rapsodëve të Dukagjinit, me këngë patriotike e të zhanreve të tjera, ku u kujtuan shumë ngjarje të rëndësishme të krahinave shqiptare, duke u kënduar edhe këngë nga historia e Lugut të Baranit dhe për Bajraktarin e Vranocit.

Kjo mbrëmje me mysafirët nga treva të shumta shqiptare do të mbetet kujtim i paharruar për të gjithë ata që morën pjesë në shënimin e 50 vjetorit të shkurjes në Amerikë të kësaj familje, e cila ka dhënë një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë. Harry dhe familja e tij është e njohur për humanizëm dhe ndihmën që u ka ofruar skamnorëve dhe familjeve që shtëpitë iu dogjën nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...