Komuna e Malishevës ndanë bursa për 195 studentë

Kosova

Komuna e Malishevës ndanë bursa për 195 studentë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hapjen e ceremonisë zyrtare me studentët përfitues të bursave, e bëri zyrtari për çështje të buxhetit në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, Enver Mazreku, duke ju dëshiruar mirëseardhje.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi drejtuar studentëve përfitues tha: “ Është ndjenjë e mirë, sot të jesh pjesë e aktit solemn për ndarjen e bursave studentëve, që janë e sotmja dhe e ardhmja jonë në fushat e dijes, në mirëqenien e familjes dhe në zhvillimin e shoqërisë, në fund urime dhe suksese në studimet që keni zgjedhur për të studiuar’’, theksoi Thaçi.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në fjalën e rastit drejtuar studentëve përfituesve të bursave, veç tjerash tha.” Kjo sallë është salla e Kuvendit Komunal, ku sot jeni të ulur si studentë e në të ardhmen e afërt, padyshim do të jeni , këshilltarë, drejtorë dhe udhëheqës në qeverisjen e Komunës së Malishevës, por edhe mjek, mësimdhënës, arkitekt, sportist dhe aktorë, etj. Në Vazhdim të fjalës, Berisha shtoi, një vit më parë komuna ndau njëqind e pesëdhjetë (150), bursa studentore, e dinim që kërkesat ishin më të mëdha por, mundësitë buxhetore nuk lejonin më shumë, për vitin akademik 2019/2020, kërkesat për bursa pothuajse u shumëfishuan dhe nga 350 aplikues për bursë, Komuna e Malishevës, ndau 195 bursa. Në fund, Berisha i uroi përfituesit duke u dhënë mesazhin që vetëm me suksese në studime, ju kryeni obligimin ndaj familjes dhe shoqërisë dhe me njohuritë e fituara do të krijoni mirëqenie ekonomike, për vetën tuaj, familjen dhe shtetin e kombin.”

Studentët i uroi edhe Kryesuesi i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Resim Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat