Për përdoruesit e drogës do të ndërtohet Institut i Sëmundjeve të Varësisë - Bota Sot
Për përdoruesit e drogës do të ndërtohet Institut i Sëmundjeve të Varësisë

Kosova

Për përdoruesit e drogës do të ndërtohet Institut i Sëmundjeve të Varësisë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Në Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave u tha se në Kosovë është duke u rritur numri i personave që abuzojnë me substanca narkotike, dhe kryesisht adoleshentët janë më të prekurit.

Shefja e repartit të Sëmundjeve të Varësisë, Saime Braina tha se në Kosovë dita-ditës ka një trend të rritjes së përdoruesve  të narkotikëve.

Ajo tha se në këtë repart trajtim mjekësor kanë marr 101 persona kurse deri në këtë periudhë të vitit 2019, 49 persona kanë kërkuar trajtim dhe rehabilitim.

Sipas Brainës  i rëndësishëm është ndërtimi i institutit të sëmundjeve të varësisë më qëllim të një trajtimi më serioz të gjendjes.

Pashk Buzhala nga Ministria e Shëndetësisë tha se si ministri janë për të ngritur vetëdijen dhe edukimin në parandalimin e përdorimit të drogave.

 Sipas tij MSH ka rregulluar terapinë zëvendësuese Metadon i cili jepet në disa qendra të Kosovës.

Edhe ai theksoi se së shpejti do të ndërtohet instituti për sëmundjet e varësisë pasi që mjetet janë ndarë por kanë pasur problem me gjetjen e hapësirës dhe që tani në bazë të disa ekspertëve është rekomanduar të ndërtohet brenda hapësirave të QKUK-së.

Drita Zajmi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta  se sa është numri i përdoruesve të drogave.

 Sipas saj IKSHP do të filloj regjistrimin populativ me qëllim të dihen të dhënat.

Zajmi tha se  numri i abuzuesve me substanca narkotike është më i madh në vendet urbane sesa ato rurale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...