Vihet gurëthemeli i Çerdhes së Re të Fëmijëve në Istog si dhe i Shkollës “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë

Kosova

Vihet gurëthemeli i Çerdhes së Re të Fëmijëve në Istog si dhe i Shkollës “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:12
Në Istog

Kryetari i Komunës Haki Rugova së bashku më Ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi kanë vënë gurëthemelet e Çerdhes së Re të Fëmijëve në Istog si dhe Shkollës Fillore  “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë.

Me këtë rast kryetari Rugova falënderoj ministrin Bytyqi për vizitën që i bëri komunës së Istogut si dhe bashëkpunimit që ministri Bytyqi i ofroj kryetarit Rugova.  Sot është një ditë e mirë për ne sepse sot po fillojnë punimet në ndërtimin e dy objekteve të rëndësishme siç janë Çerdhja e  Re e Fëmijëve në Istog si dhe Shkollës “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë. Këto dy projekte janë me një afate me të gjatë mirëpo është e rëndësishme të punohet mirë dhe sigurt. Po ashtu i rëndësishëm është edhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e shkollës së re Fan S. Noli në Llukafc të Begut projekt ky i përbashkët në mes të komunës së Istogut dhe Ministrisë tha kryetari Rugova, ai po ashtu tha se shpreson që ky bashkëpunimin që është nisur në mes të komunës së Istogut dhe Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ndërkaq Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi tha se, vetëm me një bashkëpunim të ngushtë me nivelin lokal, mund të arrijmë synimet për të pasur një standard të lartë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë. Këto investime po bëhet në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bën MASHT për të krijuar kushte dhe mundësi për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm. Vet fakti se kjo shkollë mbanë emrin e tre dëshmorëve, tregon më së miri që populli ynë gjithmonë e ka dhënë edhe jetën për arsimin dhe gjuhën shqipe, tha ministri Bytyqi.

Gjatë ditës kryetari Rugova dhe  ministri Bytyqi vunë kurora lulesh tek lapidari i Tre Dëshmorëve të fshatit Uçë, Hasan Hysenaj, Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, vepra e të cilëve ka bërë që shkolla të marrë këtë emrin.
Projekti i ndërtimit të Çerdhes së Re të Fëmijëve në Istog kap vlerën  669,639.26€ si dhe ndërtimi i Shkollës “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë  712,058.90 €. Po ashtu gjatë këtij takimi që u realizua sot në mes të kryetarit Haki Rugova dhe Ministrit Shyqiri Bytyqi, u bë nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e shkollës fillore “Fan. S. Noli”  në Llukafc të Begut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat