Gjenerata e gjimnazistëve të vitit shkollor 1978-1979, kujtuan 40 vjetorin e maturës

Kosova

Gjenerata e gjimnazistëve të vitit shkollor 1978-1979, kujtuan 40 vjetorin e maturës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:08
Gjenerata e gjimnazistëve

Gjenerata e maturantëve të vitit shkollor 1978-1979, sot kanë rikujtuar maturën e vitit 1979. Kështu, 40 vite më pas, sot janë bashkuar maturantët e asaj gjenerate dhe kanë vizituar edhe ish shkollën e tyre, si dhe kanë mbajtur një orë mësimore, me ish mësimdhënësit e tyre. 

Më pas, maturantët e vitit 1979, i ka takuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, të cilët i kanë përgëzuar këtë gjeneratë dhe ju kanë uruar jetë të gjatë, shëndet dhe suksese në jetë.

“Ju jeni gjeneratë e artë dhe sot ju po tregoni një shembull të mirë për të gjitha gjeneratat, që me këso lloj aktivitetesh, e rikujtoni maturën, 40 vite më pas”, ju kanë thënë kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, maturantëve të vitit 1979. Po ashtu i kanë përshëndetur edhe mësimdhënësit e tyre, të cilët ishin prezent në këtë shënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat