Ka filluar riparimi i 27 objekteve shkollore në Malishevë - Bota Sot
Ka filluar riparimi i 27 objekteve shkollore në Malishevë

Kosova

Ka filluar riparimi i 27 objekteve shkollore në Malishevë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Në kuadër të përgatitjeve së objekteve shkollore për vitin shkollor 2019-2020, këto ditë ka filluar rregullimi apo riparimi i 27 objekteve shkollore, përkatësisht 25 shkollave, një salle sporti dhe çerdhes publike për fëmijë.

Punimet në këto objekte i kanë inspektuar sot, kryetari , nënkryetari dhe drejtori i urbanizmit. 

Ata janë ndarë të kënaqur me punimet që aktualisht janë duke u zhvilluar në këto objekte shkollore dhe kanë kërkuar që të vazhdohet në këtë mënyrë dhe ndërhyrjet që bëhen të jenë cilësore dhe sipas standardeve.

“Ne jemi duke punuar në meremetimin e këtyre objekteve shkollore, me qëllim të eliminimit të defekteve dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në këto objekte si pasojë e kohës, dhe që nxënësit të kenë ambient dhe kushte normale për mësimnxënie në vitin e ardhshëm shkollor”, tha kryetari Ragip Begaj, gjatë vizitave në realizuara në këto objekte shkollore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...