Bytyqi: Vendimi i KSHC-së në kundërshtim me vetveten

Kosova

Bytyqi: Vendimi i KSHC-së në kundërshtim me vetveten

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:49
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në konferencën e mbajtur sot, në lidhje me vendimin e mosakredimtit të tri universiteteve publike, të cilin e ka marrë Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e datës 12 korrik 2019 tw KSHC-së.

Ministri Bytyqi ka sqaruar se, ditë më parë Agjencia Antikorrupsion ka ngritur dyshime për parregullsi në lidhje me përbërjen aktuale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, çështje kjo e cila duhet të sqarohet nga KSHC.

Bytyqi: Edhe ne jemi informuar nga mediat

“Edhe ne jemi informuar nga mediat. Ende nuk kemi informacione zyrtare. Këto nuk janë vendime të MASHT-it, sepse Agjencia e Akreditimit, gjegjësisht  Këshilli Shtetëror i Cilësisë marrin vendime sipas ligjeve dhe procedurave që janë në fuqi. Më duhet të sqaroj disa gjëra, sepse ne kemi pasur një shkresë, e cila ka ardhur nga Agjencioni Antikorrupsion, për disa çështje të cilat janë ngritur në këtë shkresë AKA dhe KSHC ka pasur nevojë t’i qartësojë, sepse në shkresën e Agjencionit Antikorrupcion thuhet se ka shkelje ligjore në përbërjen aktuale të KSHC-së dhe ne ju kemi drejtuar KSHC-së në mënyrë që këto çështje të cilat janë ngritur nga Agjencioni Antikorrupcion të qartësohen dhe të zgjodhën shumë shpejt nga KSHC dhe ne kemi kërkuar që të mos ketë vendimmarrje deri në zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka thënë Ministri.

Ministri Bytyqi ka theksuar se, në mbledhjen e të premtes, të datës 12 korrik 2019, të cilën e ka mbajtur KSHC dhe për të cilën MASHT është njoftuar vetëm përmes shkresës që ka ardhur të dielën nga kryetari i KSHC-së, është thënë se, pas marrjes së letrës nga Ministria e Arsimit, KSHC ka marrë vendim që të presë sqarime shtesë nga Agjencia Antikorrupsion dhe të mos ketë ndonjë vendim deri më 22 korrik 2019.

Bytyqi: KSHC bie në kundërshtim me vendimin e vet

“Në mbledhjen e të premtes që ka mbajt KSHC dhe që ne jemi njoftuar me shkresë zyrtare nga KSHC që na ka ardhur të dielën, ku jemi informuar se pas marrjes së letrës nga Ministria  e Arsimit, KSHC ka marrë vendim që të pret sqarime shtesë nga Agjencioni Antikorrupsion dhe nuk do të ketë vendimmarrje deri më datën 22 korrik. Pra nga vendimi që ka dal sot, pra bie në kundërshti të plotë vetë KSHC me vendimin, të cilin e ka marrë ditën e premte”, tha ministri Bytyqi.

 Ai tha se pasi që kemi një kundërshtim të vendimeve nga KSHC, gjegjësisht Agjencia Kosovare e Akreditimit, presin që kjo çështje të adresohet në qeveri, për të parë cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm.

KSHC nuk ka akredituar për vitin akademik 2019-2020 Universitetin e Mitrovicës, Universitetin e Pejës dhe Universitetin e Prizrenit. Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat