Sot stafi mjekësor i QKMF-së dhe AMF-ve në Kamenicë është paisur me uniformë të re, falë një bashkëqytetarit nga diaspora.
Këtë e bëi të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, perms një postimi në Facebook, duke shkruar se gradualisht do të krijojmë kushte më të mira në shëndetësi dhe bashkëpunime të tilla me diasporën janë të mirëseardhura gjithmonë
Postimi në Facebook:
Falë bashkëqytetarit tonë nga diaspora Bardhosh Rama, nga sot stafi mjekësor i QKMF-së dhe AMF-ve në Kamenicë është paisur me uniformë të re?⚕️?⚕️. Diaspora vazhdimisht po kontriboun në forma të ndryshme për vendlindjen, gjë që ju jemi falënderues përherë.
Gradualisht do të krijojmë kushte më të mira në shëndetësi dhe bashkëpunime të tilla me diasporën janë të mirëseardhura gjithmonë!